Netanyahu krijon një ekip sekret për të diskutuar Gazën e pasluftës

by Nexhat

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka krijuar një ekip sekret nga strukturat e mbrojtjes për të diskutuar planet e pasluftës për Gazën.

Ekipi i udhëhequr nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi dhe Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, është takuar katër herë dhe pritet të takohet sërish këtë javë,

banner

Aty përfshihen gjithashtu përfaqësues nga ushtria izraelite, Mossadi dhe Shin Beti.

Mike Herzog, ambasadori izraelit në ShBA, ka qenë gjithashtu në takime, ndërsa ShBA-ja është në dijeni të diskutimeve, raporton Al Jazeera, .

Netanyahu ka thënë më parë se Izraeli do të mbajë një prani të hapur të sigurisë në Gaza.

Administrata Biden ka qenë mbështetëse e “të drejtës së Izraelit për të mbrojtur veten”, por ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj riokupimit të Gazës dhe çdo reduktimi në territorin e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy