Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje.
Siç thuhet në njoftim, publikimi i fotografisë është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia ka kërkuar nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, të kontaktojë në numrin e telefonit: 192.