Takim emocionues – Blero surprizohet nga vajza e tij Tara në Big Brother

by Nexhat

Blero Muharremi bëri një rrëfim prekës gjatë spektaklit të së hënës (11 dhjetor) në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka folur për jetën e tij në Suedi, familjen si dhe për sfidat në karrierën muzikore.

Artisti shqiptar mes tjerash zbuloi se para tre viteve ka qenë në depresion dhe për këtë është trajtuar jashtë vendit.

Pas historisë, ai është surprizuar nga vajza e tij, Tara, të cilën e ndan me aktoren Teuta Krasniqi.

I njëjti u emocionua në masë të madhe, gjersa e pyeti për të gjithë anëtarët e shtëpisë.

45 vjeçari ndër të tjerash e pyeti të bijën edhe për partneren e tij të re, ku ajo i tha se ka biseduar me të.

Babë e bijë ndan një bisedë të këndshme për publikun, përfshirë raportin e tyre dhe se si e kalojnë kohën bashkë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy