E ftuar në programin amerikan, Dua Lipa tregon të sharën e preferuar në shqip

by engel

Këngëtarja me origjinë shqiptare e ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night, zbuloi të sharën e saj të preferuar në shqip.

“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.

banner

Ylli foli për këngën e saj më të re “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme. Ajo kishte veshur një xhaketë të kuqe dhe të zezë, duke e kombinuar me flokët e saj.

Të ftuar të tjerë në këtë rubrikë kanë qenë Lizzo, Rihanna, Kelly Clarkson, Lorde, Post Malone dhe nëna e Seth.

Hiti i këngëtares “Dance the Night” është kandidat për Këngën e Vitit në Grammy Awards 2024. Kategoria prezantohet për kompozitorët, të cilët përfshijnë Lipa, Ronson, Carolina Ailin dhe Andrew Wyatt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy