Prokuroria çon shkresë në Kuvendin e Shqipërisë, kërkon ashpërsim të masës së sigurisë për Berishën

by Nexhat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha në “arrest shtëpie”.

Berisha akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa GJKKO ka konfirmuar ndaj tij masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

banner

Por Berisha nuk eshte paraqitur ne SPAK, në tri datat e caktuara për t’u paraqitur para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’.

Edhe dhëndri i ish kryeministrit akuzohet për korrupsion aktiv e pastrim parash por po hetohet në arrest shtëpie.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy