A do të arrestohet Sali Berisha nga SPAK-u? – Artan Hoxha tregon për çka po hetohet lideri opozitar

by Nexhat

Artan Hoxha, gazetar nga Shqipëria ka folur në “Pressing” të T7 për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe akuzat që ngritën mbi të.

Ai përmendi Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) që po e heton Berishën nga tetori i këtij viti.

E arsyaja pse Berisha nuk mund të arrestohet sipas Hoxhas është për shkak të moshës, pasi legjislacioni thotë se pas moshës 75-vjeçare ka arrest shtëpiak nëse personi nuk përbën rrezik.

“Ky hetim ka nisur në vitin 2020 pas një kallëzimi që ka bërë ministri i brendshëm që është sot në Shqipëri Taulant Balla, vetëm më 2 tetor të këtij viti SPAK’u e regjistruar emrin e Sali Berishës nën hetim, më datën 16 tetor SPAK’u i është drejtuar për masë sigurie gjykatës dhe ka kërkuar masë sigurie, arrest me burg për dhëndrin e Sali Berishës dhe masën e sigurisë detyrim me paraqitej për Berishën dhe i ka marrë pasaportën, për ta penguar që të largohet nga Shqipëria”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy