Bislimi godet opozitën se u pengoi gjatë negociatave në Bruksel, thotë se qëndrimet u përputheshin me Beogradin

by Nexhat

Zëvendëskryeministri dhe Kryenegociatori Besnik Bislimi, ka hedhur akuza në drejtim të opozitës duke deklaruar se mendojnë njësoj si Serbia në raport me dialogun.

Sipas tij, për palën kosovare ka qenë lehtë me u ballafaqu me Vuçiqin, por atje u është thënë se se edhe opozita e Kosovës mendon njësoj si Serbia

“Një pengesë e madhe e jona në Bruksel ka qenë zëri opozitar. E kemi pas nashta lehtë me u ballafaqu me Vuçiqin…kur kanë thanë edhe opozita e juaj mendon kështu si Serbia e ju mendoni ndryshe”, tha Bislimi në RTK,

Por, a është kjo një akuzë e rëndë për opozitën?.

“Atëherë thuaj Lajçakut pse na ka thënë këtë akuzë. Neve kemi thënë kështu duhet të zgjidhet, ai ka thënë po kështu nuk mendon as opozita juaj”, u përgjigj Bislimi.

Bislimi thotë se s’ka pasur raste kur VV-së si opozitë i janë përputhur qëndrimet me palën serbe.

“Ma gjej një rast kur qëndrimet tona në dialog janë përputhë me ato të Beogradit”, i tha Bislimi moderatores.

“Unë e tregoj me shembuj, me 30 shtator kur kemi negociu marrëveshjen e targave, i gjithënegocimi ka ndodhë me 29 shtator dhe marrëveshja nuk ka qenë e nënshkruar dhe dakorduar, pala serbe ka dalë prej negociatave, sepse ka thanë unë dua që targat KM brenda kësaj marrëveshje të trajtohen siç janë trajtuar në vitin 2016 nga ish-qeveria”, tha Bislimi.

“Ne nuk kemi pranu dhe të nesërmen ata kanë ra në qëndrimin tonë dhe targat KM janë trajtuar si targa ilegale”, tha Bislimi.

“Unë jam akuzuar se opozita e Kosovës kanë thanë është dashtë mi futë, sepse duke mos i futur t’i i ke legalizu. Qëndrimi është përputhë qindpërqind me qëndrimet e Petar Petkoviq”, u shpreh ai në RTK,

Që nga ardhja në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje në krye me kryeministrin Kurti vazhdimisht ka pasur akuza ndaj opozitës madje duke përgatitur edhe video të ndryshme kundër tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy