Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se hapat drejt krijimit të Asociacionit do të vijnë vetëm pasi të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për draftstatutin e hartuar nga shtetet perëndimore si dhe veprimeve të Serbisë drejt njohjes de-facto.
“Është faza e tretë ku Qeveria pas vendimit eventual pozitiv ose modifikimeve të Gjykatës Kushtetuese nxjerr dekretin e saj dhe pasojnë veprimet e tjera të Serbisë – në atë moment kur garantohet plotësimi i të gjitha elementeve të njohjes de-facto, atëherë mund të nisë veprimi për krijimin e Asociacionit”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Bislimi.
Ai ka thënë se autorët e Asociacionit kanë potencuar se ajo do të jetë në respektim të plotë të kushtetutshmërisë së vendit.
“Ne mendojmë që autorët kanë pasur kujdes për provizionet e Gjykatës sonë Kushtetuese, por kjo s’është garanci që nuk është huq diku. Por për atë është filteri i Gjykatës që të sigurohemi që nuk ka zbrazëtira kushtetuese brenda saj”, ka thënë tutje ai në “RTK Prime”