Dhunimi i 23-vjeçares nga Shqipëria, arrestohen dy persona në Pejë

by Nexhat

Dy persona janë arrestuar në Pejë në cilësinë e të dyshuarve për rastin e dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria, e cila është me probleme mendore.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

banner

Lidhur me këtë rast kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“DHUNIM- Pejë.  08-09.12.2023 – 18:00-09:00. Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e 11 dhjetorit të Policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy