Hovenier mirëpret marrëveshjen KEDS- Elektrosever: Ka shumë punë teknike për t’u bërë

by Nexhat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur rreth zbatimit të udhërrëfyesit për faturimin e energjisë elektrike në pjesën veriore të vendit.

Hovenier tha se energjia e shpenzuar duhet të paguhet. Diplomati amerikan shtoi se e mirëpret marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit.

“Marrëveshja është arritur në qershorin e 2022-tës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja të cilën ShBA, e mbështet plotësisht, udhërrëfyesin për veriun, ku qytetarët do të faturohen për energjinë e shpenzuar. Dhe unë mendoj që kjo është gjëja e duhur”.

“Ne presim zbatim të shpejt të këtij udhërrëfyesi, që në fakt i ka disa afate të cilat janë tejkaluar. Unë e mirëpres arritjen e marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroseverit. Tani ata duhet të komunikojnë se si duhet të zbatohet kjo marrëeshje. Ka goxha shumë punë teknike për t’u bërë. Duhet që kompanitë të instalojnë njehësohrët për të parë se sa është vlera e energjisë së shpenzuar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy