Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien, ku është folur për partneritetin Kosovë-SHBA, si dhe mbështetjen amerikane për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Për këtë takim ka reaguar në platformën X edhe ambasadori i SHBA-vë në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili këtë takim e ka cilësuar si të rëndësishëm.

Hovenier ka thënë se bashkëpunimi Kosovë-SHBA është shumë thelbësor për arritjen e qëllimeve të SHBA-ve me Kosovën.
”Takimi i rëndësishëm mes ministrit @EjupMaqedonci dhe Ndihmës Sekretari O’Brien sot. Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona me Kosovën, duke përfshirë mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar ambasadori amerikan.