Ish-ambasadori: S’ka ekzistuar kurrë drafti i Asociacionit, “Zajednica” do të krijojë nivel të ri të pushtetit

by Merita

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka deklaruar se Kosova nuk ka pasur asnjëherë draft-statut për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa atë të vitit 2013 dhe 2015, e quan dokument mbi të cilin do duhej të krijohej Asociacioni.

Arifi e ka quajtur të dëmshëm për funksionimin e shtetësisë së Kosovës, themelimin e Asociacionit, teksa fajtor e bën Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

banner

Në një intervistë për Ekonomia Online, ish-ambasadori ka thënë se me formimin e “Zajdencës”, Kosovës do t’i shtohen problemet.

Ndonëse nuk e sheh si “bosnjëzim” formimin e bashkësisë së komunave me shumicës serbe, Arifi ka thënë se do të krijojë një nivel të ri të pushtetit në Kosovë. 

“Ky është draft-statuti i parë, kurrë nuk ka pas draft-statut pra është i pari dhe i fundit. Nëse thuhet se është më i miri është e vërtetë sepse nuk ka pasur më herët dhe nëse thua është më i keqi prapë është e vërtetë sepse nuk ka pasur kurrë është veç një. Njerëzit i kanë përzier dokumentet. E kemi dokumentin bazë të vitit 2013, i cili faktikisht janë vetëm parimet edhe në bazë të cilit do duhej të krijohet statuti, pastaj është marrëveshja e vitit 2015 e cila është hudhë në tërësi nga Gjykata Kushtetuese dhe që nga atëherë nuk ekziston si dokument. Faktikisht nuk e njeh askush atë dokument dhe ky është draft-statuti i parë me të cilën ne po përballemi dhe është justifikim i frikës që ka ekzistuar se draft-statuti mund të shkojë shumë më larg se sa që është menduar që në të gjitha fazat e përballjes me këtë temë”, ka thënë Arifi.

Ish-kryenegociatori ka thënë se problemi kryesor do të jetë krijimi i një pushteti të ri në Kosovë. Për këtë, parasheh telashe të mëdha me implementimin e një statuti të tillë.

“Ajo është një dokument që besoj se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, do ta pamundësojë funskionalizimin e shoqërisë kosovare, do të sjellë probleme të vazhdueshme, nuk do të zgjedh probleme por do të rritë probleme në Kosovë. Besoj se dinamika e probleme do të jetë shumë më e madhe. Problemin kryesor e ka se krijon një nivel të ri të pushtetit, një nocion të ri politik në politikën e Kosovës dhe që po besoj se Kosova do të ketë telashe shumë të mëdha me implementimin e një statuti të tillë”, u shpreh Arifi, teksa rezervohet ta quajë Asociacionin si “bosnjëzim”.

Arifi ka thënë se para formimit të Asociacionit, Kosova duhet t’i qartësojë fillimisht raportet me Serbinë. Në të kundërtën, do të ketë pengesa në funksonalizim të shtetit.

“Është një formë ndryshe nga Bosnja, ndryshe nga mënyra si është sepse në Bosnjë jetojnë mbi 30 për qind e serbëve, mandej ka shumë aspekte tjera megjithatë mënyra e organizimit pa një pasqyrë të qartë të raporteve Kosovë-Serbi, sigurt se do të krijojë pengesa në funksionalizimit të shoqërisë me një dokument të tillë”, u shpreh ai.

“Këtu problemi është se defunksionalizohet shoqëria sepse ne i kemi dy nivele: pushteti qendror dhe lokal. Tash është krijuar një mekanizëm që është më i fuqishëm më shumë se sa niveli lokal dhe njëkohësisht kompetencat sa i përket nivelit qendror dhe çështjes së përfaqësimit do të keqinterpretohen dhe do të keqpërdoren nga pala serbe”, ka thënë tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy