KFOR’i thotë së po vazhdon të ofrojë sigurinë e nevojshme që dialogu Kosovë -Serbi të shkojë përpara

by Nexhat

Komandanti i KFOR-it, MG Özkan Ulutaş sot ka vizituar komunën e Leposaviqit, ku është takuar me komandantin e bazës Nothing Hill dhe me personelin e KFOR-it që patrullon përgjatë vijës kufitare administrative. Nga atje, KFOR ka bërë me dije se po vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara.

Sipas njoftimit, ai vizitoi edhe kishën ortodokse serbe Shën Vasilije Ostroski, ku u prit nga At Milutin Popadiq.

Gjatë takimit, komandanti i KFOR-it tha se “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”.

Ai shtoi se KFOR-i është “i gatshëm të trajtojë çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy