Konjufca: Pa SHBA-në liria e Kosovës do të kishte qenë pothuajse e paimagjinueshme

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në SHBA, zhvilloi takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.

Konjufca tha se në SHBA ndihet si në shtëpinë e vet, pasi që sipas tij ky vend ishte më miqësori në histori për Kosovën.

banner

“Pa mbështetjen e SHBA-së do të kishte qenë shumë e vështirë arritja e lirisë tonë, është pothuajse e paimagjinueshme. Në të vërtetë për të gjitha këto që kemi arritur po të mos ishte në botë demokracia më e fuqishme edhe shteti më i fuqishëm i botës, të cilit duhet t’i falënderohemi Zotit që është demokraci më e fuqishme e botës që është SHBA”, tha Konjufca.

Ai tha se duke filluar që nga vitet e 80-ta kontributi i SHBA-së ishte vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“E unë mendoj që komuniteti shqiptar që jeni ju këtu që jetoni ka qenë faktori më i rëndësishëm për me ndërtu urat lidhëse edhe për me na besu SHBA-ja që ne e kemi me të drejtë kauzën tonë, që ne kemi të drejtë në lirinë tonë, edhe me bind SHBA-në për me na ndihmu’, tha Konjufca.

I pari i Kuvendit falënderoi mërgatën shqiptare në SHBA për kontributin që ka dhënë për shtetndërtimin e Kosovës.

“Ju keni bërë shumë më shumë se sa që dihet, se që shkruhet, se që mundesh me pa në filma dokumentar e sa që mundemi me gjet në libra keni bërë për popullin shqiptar”, tha Konjufca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy