I deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se me Bislimin janë dakorduar për hapat e mëtejshëm në çështjet e dialogut
“Sot pata një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin, në një listë të çështjeve të dialogut. U dakorduam për vazhdimin e dialogut dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”,
Had a detailed video conference with First DPM @BislimiBesnik today on a list of Dialogue issues. Agreed on follow-up and next steps. pic.twitter.com/ltpZteNpQd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 13, 2023
Edhe Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ka theksuar sot rëndësinë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në një deklaratë para fillimit të Samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Duke vlerësuar të kaluarën e procesit si të mbushur me sfida por dhe me momente inkurajuese, Borell pranoi se përkundër vështirësive të mëparshme, ka tërhequr vëmendje tek marrëveshja e re në sektorin e energjisë dhe avancimin e arritur në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe zbatimin e saj.
Shefi i diplomacisë evropiane shprehu optimizëm lidhur me zhvillimet e fundit, duke nënvizuar se palët, pavarësisht nga progresi i ngadaltë, janë duke bërë hapa drejt zgjidhjes.
Ai tha se është detyrë e BE-së të ndihmojë dhe inkurajojë palët që të vazhdojnë në këtë drejtim