Ngritet aktakuzë ndaj Dejan Pantiqit dhe tre të tjerëve lidhur me demolimin e zyrave të KQZ-së në veri

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër katër të pandehurve M.M, A.V, D.P dhe M.V., lidhur me demolimin e zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për Dejan Pantiq, Milan Milenkoviq, Aleksandar Vlajiq dhe Miomir Vakiq

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në rrugën “Kollashinska”, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, të detyrimit të padrejtë të një organi publik në këtë rast KQZ-së, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, për derisa zyrtarët e KQZ-së, së bashku me zyrtarë policorë kanë shkuar për të hapë zyrën, këta të pandehur me persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë kryer sulm terrorist duke hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba në drejtim të zyrës së lartë përmendur.

“Me ç’ rast njëra granatë dhe dy shok bombat kanë shpërthyer ku si rezultat i kësaj janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe është rrezikuar seriozisht jeta e zyrtarëve të KQZ-së, dhe zyrtarëve policorë”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Prokurorisë, me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy