Policia e shpall person në kërkim Korab Gashin për grabitjen e argjendarisë në Suharekë, ia publikon fotografinë

by Nexhat

Policia e Kosovës e ka publikuar fotografinë e njërit nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur dhe plagosjen e policit në Suharekë.

I dyshuari është Korab Gashi, i lindur më 1 mars 1982 në Prishtinë.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

“Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë. Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose perms E-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim

Kujtojmë se vëllain e tij e ka neutralizuar policia gjatë bastisjes më 30 nëntor, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy