Policia spanjolle kap 11 ton kokainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

by Merita

Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës. Sasia e madhe e kokainës vinte nga Amerika e Jugut dhe synohej nga trafikantët që përmes dy porteve spanjolle të shpërndahej në të gjithë Evropën. Polica shqiptare nuk ka dhënë hollësi mbi përfshirjen e shqiptarëve në dy organizatat e fuqishme të trafikut të drogës.

Policia spanjolle tha të marten se sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës.

banner

Përmes një njoftimi zyrtar policia spanjolle tha se në portin veriperëndimor të Vigos u sekuestruan 7.5 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte e fshehur brenda kontenierëve me peshkun ton të ngrirë, e cila do të shpërndahej në të gjithë Evropën.

Sasia tjetër prej 3,5 tonë kokainë u sekuestrua në portin lindor të Valencias e fshehur në kontenierë transporti.

Policia spanjolle i përshkroi operacionet si një “goditje të madhe” për një nga rrjetet më të fuqishme ballkanike të shpërndarjes së kokainës në Evropë.

Kreu i Brigadës Qëndrore spanjolle të Narkotikëve Antonio Martinez konfirmoi në një dalje për mediat se mes të arrestuarve disa ishin shtetas shqiptarë.

Sipas policisë spanjolle rrjeti i drogës kishte krijuar një kompani importi për të tregtuar peshk të ngrirë dhe për të investuar në pasuri të paluajtshme për të mbuluar aktivitetin që lidhej me sasitë e mëdha të drogës që vinin nga Amerika e jugut dhe më pas depërtonin në vendet e tjera europiane.

Sipas policisë spanjolle krahas shtetasve shqiptarë janë arrestuar edhe shtetas të tjerë me kombësi spanjolle, kolumbiane dhe dominikane.

Sipas shtypit qëndror spanjoll që nga viti 2017, rrjetet kriminale nga Europa Lindore të përbëra nga shqiptarë, serbë dhe kroatë kanë qenë një kërcënim global dhe një dhimbje koke për njësitë e antidrogës në Spanjë, një pikë strategjike për mbërritjen dhe shpërndarjen e kokainës në tregun europian.

Deri në përgatijen e kësaj kronike policia shqiptare nuk iu përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës lidhur me hollësi për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në këtë rrjet të fuqishëm të transportit të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë të goditur tashmë nga polica spanjolle. Zeri i amerikes

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy