Pse Raphael Varane mund të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë?

by Nexhat

Raphael Varane mund të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë në verën e vitit 2024, ndërsa në kohën e fundit ai nuk preferohet si lojtar startues.

Ndeshja ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të mërkurën ishte paraqitja e tij e parë që nga nëntori

banner

Ai ka qenë në stol në tre nga katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe nuk ishte në skuadër kundër Chelseat, ndërsa tani është zbuluar se ai mund të largohet nga Man United këtë verë si lojtar i lirë.

The Athletic shkruan se kontrata e Varane përfundon një vit më herët se sa ishte publikuar fillimisht.

Më parë mendohej se marrëveshja e fituesit të Kupës së Botës do të përfundonte pas dy vitesh, siç njoftoi Man United, në njoftimin e tyre, ku thuhej se francezi do të jetë në klub deri në qershor 2025

Sidoqoftë, marrëveshja skadon në fund të këtij sezoni, me Djajtë e Kuq që kanë një opsion për të zgjatur marrëveshjen. Nëse nuk e bëjnë këtë, Varane mund të diskutojë një transferim falas me klubet e huaja nga 1 janari 2024

Djajtë e Kuq i paguajnë Varanes rreth 15 milion euro në sezon, gjë që mund ta shtyjë klubin që të mos e përdorë klauzolën e vazhdimit.

30-vjeçari ka dy opsione në tavolinë, ku Bayern Munich dhe Saudite Pro League kanë bërë oferta për të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy