Qeveria i druhet migrimit, themelon një mekanizëm për t’i monitoruar lëvizjet pas liberalizimit të vizave

by Nexhat

Qeveria e ka miruatuar një vendim për themelimin e Mekanizmit të Parlajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendeve të Migrimit.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky mekanizëm do t’i monitorojë lëvizjet e migrimit pas liberalizimit të vizave,

“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendet e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, tha Kurti.

Zëvendësministri i Minsitrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se “ky mekanizëm themelohet me një përbërje ndërinstitucionale”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy