Të xhirosh skena intime në moshën 54-vjeçare, Jennifer Aniston rrëfen përjetimet

by Merita

Jennifer Aniston interpreton me Jon Hamm në sezonin e tretë të programit të saj Apple TV+ The Morning Show dhe te dy aktorët shihen në një nga episodet në skena mjaft intime me njëri-tjetrin.

Skena ishte e nxehtë, teksa Aniston krejtësisht e zhveshur rrotullohej ne shtrat me aktorin e ‘Mad Men’, qe vendos duart mbi gjoksin e saj të zhveshur.

banner

Në numrin e ri të Variety, Aniston i tha bashkëpunëtores së saj në Morning Show, Reese Witherspoon, se e pyeten nëse ndihej mirë duke xhiruar këto skena. “Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë vij nga kohëra te lashta, kështu që thashë: “Çfarë do të thotë kjo?” Ata thanë: “Aty ku dikush të pyet nëse je mirë” dhe unë them, “Të lutem, kjo është e sikletshme mjaftueshëm”,-u shpreh aktorja.

“Ne jemi të rritur, mund ta kuptojmë këtë”-i tha Reese Jennifer. Aniston është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj. Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.

Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të thoja ‘oh, mezi pres ta bëj edhe këtë. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar”.

Së fundmi, ylli i serialit “Friends” ka shprehur se ka filluar të ndiejë bezdi nga çdo kompliment që merr. Në një intervistë të fundit për Vogue aktorja ka zbuluar se cilin prej komplimenteve urren më shumë. Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj./Tar

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy