Vetëvritet aktorja franceze Emmanuelle Debever/ Akuzoi aktorin Gérard Depardieu për përdhunim

by Merita

Ajo ishte ndër të parat që denoncoi sjelljen e aktorit Gérard Depardieu ndaj grave në kinema.

Aktorja Emmanuelle Debever ndërroi jetë pak ditë më parë. Lajmi del vetëm tani, i komunikuar nga llogaria X e Institutit Kombëtar Audioviziv.

banner

Debever, 60 vjeç, kreu vetëvrasje duke u hedhur në lumin Seine disa ditë më parë.

Në vitin 2019, aktorja e denoncoi aktorin e njohur për abuzim në xhirimet e filmit “Danton”. Depardieu ka mohuar gjithmonë çdo akuzë kunder tij.

Vdekja e aktores ndodhi më 7 dhjetor, ditën në të cilën u transmetua programi “Complément d’enquête” (Hetimi vijon) në France 2 TV, një hetim mbi rastet e dyshuar të dhunës seksuale të kryera nga aktori francez, me titull “Gérard Depardieu: la chute de l’ogre” (Gérard Depardieu: Rënia e viganit).

Por Deber nuk ishte e vetmja që fajësoi Depardieu.

Disa ditë më pare nga Hélène Darras erdhën akuza të tjera kundër tij. Aktorja deklaroi se Depardieu e sulmoi seksualisht në xhirimet e filmit “Disc” të vitit 2007-të.

Akuza e Darras vjen pasi aktorja Charlotte Arnould paraqiti një ankesë duke e akuzuar aktorin për përdhunim. Çështja e Arnould aktualisht po shqyrtohet në gjykatë.

Depardieu i ka mohuar të gjitha akuzat. Në intervistën e transmetuar në programin “Complément d’enquête”, Darras tregon se si Depardieu e kishte ngacmuar atë në xhirimet e “Disc” kur ajo ishte 26 vjeçe.

“Ai më pa sikur të isha një copë mishi. Kisha veshur një fustan shumë të ngushtë, që ishte kostumi i rolit dhe ai mu afrua më pranë dhe më kaloi dorën në ije dhe të pasmet e mia”, tha ndër të tjera Darras në intervistën e saj.

Në atë kohë, ajo tha se nuk e raportoi skandalin nga frika se mos i pritej karriera në të ardhmen. “Nuk kisha mbaruar as shkollën e teatrit. Doja shumë të bëhesha aktore dhe nuk doja të futesha në listën e zezë në moshën 26 vjeçare,” tha ajo për “Complément d’enquête”.

Të paktën gjashtëmbëdhjetë gra e kanë akuzuar aktorin me pasaportë të dyfishtë franceze dhe ruse për dhunë seksuale.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy