Arrestohen 4 anëtarë të Hamasit në Gjermani, kishin planifikuar sulme në Europë

by engel

Katër anëtarë të Hamasit janë arrestuar në Gjermani dhe Holandë, nën dyshimin se kanë planifikuar sulme ndaj institucioneve hebraike në Evropë.

Ndalimi i tyre u bë i ditur nga prokurorët gjermanë, të cilët sqaruan se tre nga të dyshuarit janë arrestuar në Berlin.

banner

“Pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit kundër izraelitëve, sulmet kundër hebrenjve në institucionet hebraike janë shtuar edhe në vendin tonë javët e fundit. Prandaj ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që hebrenjtë në vendin tonë të mos kenë më kurrë frikë për sigurinë e tyre” , tha ministri gjerman i Drejtësisë Marco Bussmann në një deklaratë.

Arrestimet vijnë në një kohë kur autoritetet evropiane kanë paralajmëruar për një rrezik në rritje të sulmeve islamike për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës./A2cnn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy