“Asnjë deputet i opozitës nuk lejohet të hyjë në Parlament”, Berisha: Kuvendi është marrë nga Garda e Kuqe

by engel

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë jashtë Kuvendit se deputetët e opozitës nuk po lejohen që të futen në sallë, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar.

“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy