Gazetari serb ka thënë se në veri të Kosovës janë 4 mijë e 500 veteranë të luftës të nacionalitetit serb.
Sipas tij, këta persona nuk kanë qenë asnjëherë të obliguar që ta dorëzojnë armatimin.
“Unë jam njëri nga ata që kam qenë veteran i luftës. Shumica nga ata nuk kanë qenë veteranë të luftës nuk e kanë kthyer armatimin, pasi nuk kanë qenë të obliguar”, ka thënë Kërstiq ne kanal10.
“Nuk e di a janë ato armë në veri të vendit, apo janë në bunkera, këtë duhet ta zbulojë policia e Kosovës dhe NATO”, ka thënë Kërstiq.
Këto përgjigje Kërstiq i ka dhënë pas pyetjes së Ardian Çollakut, i cili e ka pyetur atë se a është e vërtetë qe një pjesë e serbëve në veri janë të armatosur.
Ai ka shtuar se nuk ekziston asnjë grup i armatosur në veri që po planifikon sulm ndaj Kosovës.