Kurti udhëton për në Bruksel

by Merita

Kryeministri Albin Kurti është nisur sot për në Bruksel, njoftoi zyra e tij.

Kurti, sipas njoftimit të ZKM-së, u nis për në kryeqendrën europiane me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven.

banner

Ai do të marrë pjesë “në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES”.

“Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës, për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy