Kuvendi sot do të shqyrtojë buxhetin e vitit 2024

by Merita

Kuvendi i Kosovës sot do të bëj

Sot Kuvendi i Kosovës do të bëjë shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

banner

Ndryshe Kuvendi i Kosovës javë më parë ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës kishin lëshuar sallën, për të mos marrë pjesë në këtë votim.

Buxheti i vitit 2024 është paraparë të jetë mbi 3.3 miliardë euro.

Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024 është përcjellë me kritika e akuza të shumta. Opozita nuk i ka mbështetur ndarjet e parapara buxhetore nga ekzekutivi.

Mirëpo, kryeministri Albin Kurti, kishte thënë se me buxhetin 3.3 miliardë euro do të përforcohet mbrojtja, siguria e mirëqenia e qytetarëve.

Projektbuxheti parasheh që mbi 1 miliard euro të shkojë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga e shtesa dhe afro 500 milionë euro për mallra dhe shërbime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy