Përplasja e deputetëve me Gardën dhe kaosi në seancën plenare, çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë

by Nexhat

Përplasje të forta janë shënuar në hyrjet kryesore të parlamentit mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre socialistë.

Ishin ligjvënësit demokratë ata të cilët bllokuan dy hyrjet kryesore të parlamentit dhe nuk lejuan kolegët e Partisë Sociaslite të hynin në ambientet e brendshme të Kuvendit

banner

Pas përplasjeve, deputetët e PS mundën të hynin nga një hyrje tjetër. Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, kolegët socialistë hynë nga dritarja e tualetit.

Bardhi shihet në një video ku përplaset fizikisht me një nga punonjësit e Gardës.

Pas nisjes së seancës deputetët demokratë që ishin në sallë ndezën tymuese dhe tentuan të bllokonim punimet e seancës plenare.

Përplasje të forta u panë dhe mes deputetëve të tjerë të opozitës dhe Gardës së Republikës.

Përplasje të forta u panë dhe mes deputetëve të tjerë të opozitës dhe Gardës së Republikës.

https://d1f8fca74b143254587ce4870b122798.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Shtyrje fizike dhe përleshje ndodhën në derën e hyrjes kryesore të parlamentit.

Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën e efektivët të cilët ishin pozicionuar për të mos lejuar hyrjen e tyre

Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore.

Deputetët e PD pretendojnë se Garda po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar.

Ndërkohë, ka zgjatur vetëm tetë minuta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e shoqëruar përsëri me kaos dhe tymuese të hedhura nga deputetët e opozitës. Seanca u mbyll pa diskutime për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës

Megjithatë, deputetët e mazhorancës kanë arritur të miratojnë me 74 vota pro rregulloren e re për Kuvendin e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese për deputetë të cilët krijojnë kaos të Kuvend

Sipas ndryshimeve të reja, deputetët mund të përjashtohen deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit në rast të shkeljes së rregullores.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy