Rama: Është koha që Serbia të përballet me vetveten

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për gazetarët, një ditë pas samitit të BE në Bruksel u ndal te çështjet më të rëndësishme, siç ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se ka bërë thirrje që Këshilli Europian të heqë të gjitha masat shtrënguese që u ndërmorën ndaj Kosovës, teksa theksoi që Serbia duhet të fokusohet tek e ardhmja europiane.

“Është koha që Serbia të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja europiane dhe ti përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Rajoni e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme e historisë dhe kam theksuar që është koha që Kosova të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe duke bërë që t’i hapë rrugë të gjithë përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy