Trajneri spanjoll, Robert Moreno thuhet se ka pranuar ofertën e klubit rus Sochi për të marrë drejtimin e skuadrës së tyre, duke refuzuar ofertat tjera, ndër to edhe ajo e Përfaqësueses së Kosovës.
Moreno ishte njëri nga trajnerët më të përfolur për t’u emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës, pasi kishte mbajtur edhe një takim me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) para disa ditësh në Stamboll
Megjithatë, spanjolli 46-vjeçari si duket nuk është bindur nga oferta e Dardanëve dhe pritet ta vazhdoj karrierën me një klub.
Sipas gazetës spanjolle AS, Moreno ka pranuar ofertën e klubit rus, Sochi, pasi ka bërë një postim ku shkruan: “ Robert Moreno, trajneri i ri i Sochit”.
Në anën tjetër, gazetari i njohur i mediumit Relevo, Matteo Moretto ka bërë një postim në profilin e tij në platformën X, ku shkruan se Moreno është gati të pranojë ofertën e Sochit dhe jo atë të Kosovës
“Pavarësisht takimeve, nënshkrimi i Robert Morenos për Kombëtaren e Kosovës nuk po ecën përpara. Trajneri spanjoll është gati të pranojë një tjetër ofertë; atë të Sochit, një skuadër ruse”, ka shkruar Moretto në platformën X.
Përveç Kosovës dhe Sochit në garë për ish-trajnerin e Spanjës, Monacos dhe Granadas ishte edhe klubi turk, Adana Demirspor.
A pesar de las reuniones, NO avanza el fichaje de Robert Moreno por la Selección de Kosovo.
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) December 14, 2023
El entrenador español está a punto de aceptar otra oferta; la del Sochi, equipo ruso.