“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” synon të paktën një ulëse në Kuvendin e Serbisë

by Nexhat

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” me bartës të listës Shaip Kamberin synon të paktën një ulëse në Kuvendin e Serbisë, por ekziston një mundësi e madhe që numri i ulëseve të rritet, ka thënë kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, dega në Bujanoc, Ragmi Mustafi.

Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Serbi mbahen të dielën. Shqiptarët garojnë me dy lista, ajo e Shaip Kamberit dhe e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit.

banner

Mustafi ka thënë se pavarësisht tentimeve që shqiptarët të bëhen bashkë, nuk është arritur dakordimi. Për këtë, ai fajëson Arifin për shkak të “kërkesave jo të drejta”.

“Shqiptarët e Luginës, përkatësisht partitë polikë nuk do duhej të ndaheshin për çështje nacionale, siç është shtypja, fashizmi shtetëror me të cilin po përballen shqiptarët e Luginës. Do duhej të ishim bashkë, ashtu siç është realizuar referendumi i ’92, lufta e Medvegjës… por konstulacioni politik është ky që është. Ne konsiderojmë që Arifi e ka gabim për shkak të kërkesave jo të drejta. Ai kërkon që të jetë numër një në listë, e cila ka qenë e papranueshme për ne pasi Shaip Kamberi është dëshmuar si një personalitet me peshë. Lista e Arifi është bërë vetëm sa për ta pamundësuar Kamberin të bëhet deputet. Ata nuk kanë bërë as fushatë në terren, vetëm në televizionet kosovare ku kanë sulmuar kryeministrin Kurti e Shaip Kamberin”, ka thënë Mustafi, duke shtuar se synojnë një ulëse në Kuvendin e Serbisë, “por ekziston një mundësi e madhe që të kemi dy”.

Mustafi ka thënë se qasja e Kamberit është përmbajtjesore, kualitative dhe është i formuar.

“E meriton më shumë se tjetër kush të përfaqësojë shqiptarët në Kuvendin e Serbisë”, ka deklaruar Mustafi në “Interaktiv” të KTV-së

Mustafi ka thënë se ka një mobilizim të madh mes shqiptarëve për këto zgjedhje. Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës kudo që janë që të vijnë të dielën të votojnë për listën e Shaip Kamberit.

Mustafi, që ushtron detyrën e këshilltarit të zëvendësministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, e ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen që i ka dhënë për këto zgjedhje.

“Prishtina është përbashkuese, Tirana nuk është përçarëse. Beogradi është ai që do shqiptarët e ndarë, jo Prishtina e Tirana”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy