Haradinaj: Qeveria e vetëshpallur si qeveri e shpresës, e futi vendin në varfëri

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Junik në vazhdën e takimeve të grupit koordinues të degëve të partisë në rajonin perëndimor të vendit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend

banner

“Në Junik, në takimin e radhës së grupit koordinues të degëve të rajonit perëndimor të vendit zhvilluam një diskutim përmbajtësor për zhvillimet politike, aspektet organizative dhe punët që na presin në vitin 2024”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se AAK asnjëherë nuk ka qenë më e fortë si në aspektin organizativ ashtu edhe në pozicionin e vet politik.

“Ishte konkluzion i përbashkët që Aleanca kurrë nuk ka qenë më e fortë, si në aspektin organizativ e po ashtu në pozicionin e vet politik, duke qenë të vendosur për t’i dhënë fund kësaj qeverie humbëse e cila ishte vetëshpallur qeveri e shpresës, por vetëm shpresë nuk i dha këtij vendi! Kjo qeveri tradhtoi besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë. Është koha për t’i dalë zot vendit!”, është shprehur Haradinaj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy