Hykmete Bajrami e “nënshkruan” dështimin e Fondit Sovran të Kurtit – këto janë argumentet e saj

by Nexhat

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi në Kuvend ka kaluar Ligji për Fondin Sovran. Bajrami ka thënë se është e bindur që Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës së Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se anëtarët e Bordit të Fondit Sovran do të kenë paga të mira e udhëtime nëpër vende ku Fondet Sovrane financohen nga shitja e gazit, naftës dhe metaleve të çmuara, në ndërkohë që Kosova sipas Bajramit do të futet në borxh për t’i dhënë ato para për Fondin Sovran.

banner

Bajrami ka deklaruar se Fond Sovran kanë vendet që kanë teprica buxhetore, derisa Kosova do të futet në borxhe për këtë Fond.

Reagimi i plotë:

Kaloj Ligji për Fondin Sovran

Tani këtij institucioni “të pavarur” Qeveria do t’ia caktoj bordin.

Qeveria e cila që tri vite ka zgjedhë të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, e të cilave ju ka dhënë dhjetra miliona euro subvencione pa sukses, tani do të ju caktoj një superbord i cili do t’i kthej këto ndërmarrje në “ndërmarrje profitabile”.

Fondi Sovran që themelohet sipas Ligjit që sonte e kaloj LVV, nuk punon sipas Ligjit të Prokurimit, dmth. financohet nga buxheti i shtetit, por mjetet i shpenzon sipas rregullave të LVV. Nuk punon sipas Ligjit të Punës. Nuk punon sipas Ligjit për Ndërmrrje Publike. Nuk punon sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Nuk punon sipas Ligjit për AKP-në. Ky Ligj punon sipas rregullave të mbretit/Albin Kurti, edhepse ka gjasa maksimale se ai vetë as idenë e Ligjit dhe të Fondit nuk e ka.

Të nderuar qytetar,

Fonde Sovrane kanë shtetet të cilat kanë teprica buxhetore. Qeveria jonë nuk ka tepricë buxhetore. Qeveria ka paraparë që me nda mjete nga buxheti, me hy borxh, e këto mjete me ja dhënë një grupi politik i cili ka mandat që këto ndërmarrje me i kthy në ndërmarrje profitabile, me idenë që mandej akterë privat kanë me ble aksione në këto NP.

Ky Fond do të marrë në menaxhim edhe asetet e AKP-së.

Cila është kostoja e shpronsimit?

Çka bën Fondi me këto asete?

Kush do të ju përgjigjet kreditorëve potencial?

Asnjë nga këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje.

Fondi thuhet se do të investoj edhe në ndërmarrjet private të ashtuquajtura “sipërmarrje kampionë”, të cilat do t’i zgjedhë dhe aprovoj Qeveria.

Tani e tri vite ne të gjithë e kemi pa këtë Qeveri që nuk është në gjendje t’i kryej as punët dhe obligimet e veta, tani Qeveria do të marrë borxhe dhe do të bëhet hisedarë edhe në ndërmarrjet private “sipërmarrje kampionë”?!

Ndërmarrjet publike që do t’i marrë Fondi janë:

Trepça e cika sot nuk ka mjete për paga të punëtorëve,

KEK-u me teknoligjinë e vitit 1960 ,

Telekomi që sot të vetmin shërbim që e ofron e ka “no service”

Trainkos pa trena

Infrakos pa infrastrukturë dhe

Posta pa shërbime

Me bindje të plotë e them se Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës i kësaj Qeverie, por një gjë është e sigurt se anëtaret e Bordit (politik) do të kenë paga të mira e udhëtime të shumta nëpër vende të zhvilluara për të vizituar Fondet Sovrane që financohen nga shitja e gazit, naftës e metaleve të çmuara në ata vende ku operojnë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy