Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se është i bindur që Izraeli po shkon drejt një izolimi ndërkombëtar, trend ky i cili pritet të rritet në ditët në vijim.
Në një pyetje lidhur mbi qëndrimin e Izraelit për refuzimin e armëpushimit dhe zotimit për të vazhduar sulmet me ose pa mbështetjen ndërkombëtare, lideri turk tha se “nuk ka më pritshmëri për vullnet të mirë nga Izraeli”.
Ai theksoi se për momentin ajo që ka rëndësi është se si e sheh bota veprimtarinë e Izraelit në skenën ndërkombëtare.
Në një bisedë telefonike me homologun amerikan, Joe Biden, udhëheqësi turk raportohet se i transmetoi shqetësimet e tij lidhur me zhvillimet në Gaza dhe theksoi nevojën që të ndërhyjë SHBA-ja.