Osmani përmend Liridona Ademajn në fjalimin vjetor: Është emri që kumbon fort

by Nexhat

Në fjalimin e saj vjetor, Presidentja Vjosa Osmani, ka përmendur edhe Liridona Ademajn, 30-vjeçaren me shtetësi suedeze që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, vrasjen e të cilës dyshohet se e porositi bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Të nderuar deputetë, edhe një vit po e përmbyllim të mbuluar nga hija e trishtimit sepse humbëm padrejtësisht e në mënyrë të dhunshme jetë të shenjta, të bashkëqytetarëve tona të dashura. Liridona Ademaj është emri që kumbon fort, sikurse edhe emri i shumë grave tjera e vajzave të tjera, si përkujtim i çdo ditshëm i dhimbjes përvëluese që ngelet pas kur padrejtësia zë vend fuqishëm. Kjo tashmë është një plagë e rëndë e shoqërive anë e mbanë botës. Nëse deri tash i referoheshim si pandemi, e vërteta është që tash kjo është shndërruar në tragjedinë e ditëve tona”, ka thënë Osmani.

banner

Osmani tha se duhet të forcohet cdo hallkë në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, në përballje me këtë fenomen.

“Ta kemi të qartë njëherë e përgjithmonë, dhuna me baza gjinore nuk është thjeshtë një çështje e grave, është test për njerëzimin, e një krizë shoqërore që kërkon angazhimin tonë të palëkundur për ndryshim, angazhimin e të gjithëve, burra e gra. Dhuna në bazë gjinore është një njollë e patolerueshme. Nuk është çështje private, është një turp kolektiv me të cilin duhet të përballemi kokë më kokë. Duhet të forcohet cdo hallkë në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, në përballje me këtë fenomen”, ka deklaruar Presidentja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy