Përditësohet renditja e UEFA-s për klubet evropiane – Man City i prinë listës, Barcelona jashtë dhjetëshes

by Nexhat

UEFA ka përditësuar tashmë renditjen e klubeve evropiane pas përfundimit të grupeve në garat si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Kampioni aktual i Anglisë dhe Evropës, Manchester City është në krye të renditjes së re të UEFA-s me 141,000 pikë.

banner

City ndiqet nga afër nga kampionët gjermanë të Bundesligës, Bayern Munich, ndërsa fuqia spanjolle, Real Madridi është ngritur për tri pozita duke plotësuar podiumin.

Paris Saint-Germain është ngritur për një pozitë dhë tani zë vendin e katërt, ndërsa Liverpool është i pesti pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni.

Në vendin e gjashtë dhe të shtatë vazhdojnë të mbesin Interi dhe RB Leipzig, duke ruajtur pozitat, ndërsa Chelsea ka rënë për katër pozita dhe renditet i teti

Manchester Unitedi zë vedin e nëntë, ndërsa Roma kompleton top dhjetëshen e klubeve me koeficientin më të mirë.

Nga klubet e mëdha evropiane, Barcelona renditet e 12-ta, Atletico Madridi i 13-ti, Juventusi i 15-ti, Arsenali i 21-ti dhe Milani i 32-ti.

Renditja e top 10 klubeve në UEFA:

1.Manchester City

2.Bayern Munich

3.Real Madrid

4.Paris Saint Germain

5.Liverpool

6.Inter

7.RB Leipzig

8.Chelsea

9.Manchester United

10.AS Roma

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy