Një atmosferë festive në shtëpinë e BBVK ka marrë një kthesë të papritur kur banorët Buci dhe Ganiu, pas konsumit të alkoolit, kanë humbur kontrollin duke filluar të shajnë, dhe viktimat e tyre verbale ishin Adri dhe Ardi.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje brenda shtëpisë dhe ka ndezur debat të ashpër mes banorëve
Incidenti ndodhi pasi banorët vendosën të festojnë jashtë në oborr.
Pas një mbrëmjeje argëtimi dhe konsumimi të pijeve alkoolike, disa nga banorët e BBVK kanë kaluar nga gëzimi në banalitet.
Gjatë kësaj përplasjeje, është publikuar një videoklip ku Buci dhe Ganiu janë regjistruar duke përdorur fjalor ofendues
Pamjet kanë treguar që Adri ishte i shqetësuar duke u përballur me sharjet, ku ai e rikujton Bucin se ata janë nën vëzhgimin e kamerave dhe se sjellja e tyre do të regjistrohet, “qysh me sha, këtu ka kamera”.
Reagimi i Bucit ishte me të qeshura të mëdha, duke reflektuar një mungesë të qartë kontrolli dhe respekti.
Nga ana tjetër, Ganiu nuk i pranonte ankesat e Adrit, duke i thënë, “shko ankohu në dhomë të rrëfimeve”.