“Akili di si të surprizojë” – është titulli i lajmit të publikuar nga Federata Evropiane e Xhudos për suksesin e Akil Gjakovës të arritur në Evropianin e Hapur të xhudos që po mbahet në Prishtinë.
Gjakova zhvilloi paraqitje fantastike para publikut shqiptar në Prishtinë, duke arritur të kualifikohet në finalen e madhe, ku synim kryesor ka medaljen e artë.
Për suksesin e Akilit dhe mbarëvajtjen e Evropianit të Hapur ka shkruar Federata Evropiane e Xhudos.
“Vendi nikoqir Kosova mund të ëndërrojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Hapur në Prishtinë. Natyrisht, nuk janë kampionet olimpike Nora GJAKOVA apo Distria KRASNIQI (të dyja -57, shih tregimin e grave), por ish-kampioni evropian Akil GJAKOVA (-73). 27-vjeçari, vëllai i vogël i Norës, në finale do të përballet me Manuel LOMBARDO (ITA) për medaljen e artë”, thuhet në lajmin e IJF.
Lidhur me suksesin e Gjakovës është deklaruar edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka. Kuka ka thënë se janë të ndarë të kënaqur me Akilin pasi që ai ka arritur më shumë sesa ishin pritshmëritë e kampit kosovar.
“Akil na ka befasuar të gjithëve. Nuk e prisnim që ai të shkonte në finale për medaljen e artë. Është një sukses i madh kundër këtij konkursi! Dje do të kisha thënë: Nëse kemi dy atletë në finale, ky është një sukses – jo të katërt”, ka thënë Kuka.
Në finalen e -73 kg, sportisti kosovar do të përballet me Manuel Lombardo (Itali). Fituesi i medaljes së artë do të marrë edhe 55 mijë euro si çmim.