Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakjova kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale, pas fitoreve të marra në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë.
Xhudistet Gjakova dhe pastaj Krasniqi kanë marrë fitore për të kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë.
Nora siguroi fitoren me ‘ippon’ pas një luftë shumë të fortë me sllovenen Kaja Kajzer. Në gjysmëfinale, ajo do të ndeshet me Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë.
Në anën tjetër, Distria e nisi kampionatin ky raund dhe mori fitore përball bullgares Ivelina Ilieva. Në gjysmëfinale, ajo do të ndeshet me Timna Nelson Levy të Izraelit.