Prizren: U raportua për një veturë të braktisur, Policia gjen një person të vdekur afër derës së shoferit

by Merita

Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Zojz të Prizrenit, mëngjesin e djeshëm. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Sipas raportit të Policisë, fillimisht është raportuar për një veturë të braktisur, por kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një burrë të shtrirë përmbysë afër derës së shoferit.

“VDEKJE E DYSHIMTË  – Fsh. Zojz-Prizren  15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur  dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy