Arsenal ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Brightonit në shtëpi, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit anglez.
Pjesa e parë u karakterizua me dominim të plotë të Arsenalit sa i përket rasteve për të shënuar por në të njëjtën kohë duke mos lejuar që të rrezikohej porta e tyre.
Saka, Odegaard dhe Jesus patën secili nga një mundësi të mirë shënimi, por nuk arritën që të gjejnë dot rrugën e rrjetës.
Mysafirët nuk arritën që të krijojnë asnjë rast shënimi duke e përfunduar pjesën e parë pa asnjë goditje në kuadratin e portës.
https://twitter.com/Arsenal/status/1736398128406782348?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1736398128406782348%7Ctwgr%5E322a2e8f8dd57634c0f8267e5695a2bdff922b3a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenal-merr-nje-fitore-komode-ne-shtepi-ndaj-brightonit%2F
Gabriel Jesus (53’) shënoi golin e epërsisë dhe atë të tri pikëve për Arsenalin, pas një goditje me kokë e cila ishte e pandalshme për portierin mysafir.
1-0 Arsenal – Gabriel Jesus opens the score pic.twitter.com/M4EYGEJOUu
— ArsenalComps (@ArsenaIComps) December 17, 2023
Brighton pati një mundësi të artë shënimi në minutën e 83-të, por goditja e Pascal Gross shkoi shumë afër shtyllës së David Rayas.
“Topçinjtë” e mbyllën dilemën e fituesit në minutën e 88-të me anë të Hai Havertz që shënoi për rezultatin 2-0.
Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 39 pikëve në Ligën Premier dhe momentalisht është lider në tabelë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Liverpooli në vendin e tretë që sot luan ndaj Manchester United
Javën tjetër zhvillohet derbi për pozitën e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit, që do të zhvillohet në “Anfield”.