E goditi me qëllim me veturë- viktima bëhet për spital, i dyshuari ende në kërkim

by Nexhat

Një punëtor në pompë derivatesh ka pësuar lëndime pasi është goditur qëllimisht me veturë nga një person.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje verbale.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari e ka braktisur veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“VRASJE NË TENTATIVË- Pejë 16.12.2023-23:07. Viktima mashkull kosovar (punëtor në pompë derivatesh) ka pësuar lëndime pasi që i njëjti, dyshohet se është goditur me veturë qëllimisht nga i dyshuari kosovar, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje verbale. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy