Kryeqyteti ndan 250 euro për gratë me kancer të gjirit dhe pacientë me sëmundje kronike

by Merita

Komuna e Prishtinës i ka mbështetur gratë me sëmundje të kancerit të gjirit dhe pacientë me sëmundje kronike me nga 250 euro. E nga kjo shumë, kanë përfituar rreth 2 mijë qytetarë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë për Ekonomia Online, se ideja ka qenë që sado pak t’u ndihmojë këtyre kategorive për shkak të nevojave që i kanë. Synim kanë që këtë subvencion ta vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

banner

“Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës këtë vit ka pasur afër 350 mijë euro për qytetarë me sëmundje kronike dhe për këtë qëllim janë subvencionuar 2 mijë qytetarë dhe rreth 360 gra janë me kancer të gjirit e që kanë përparësi, duke pasur parasysh që kjo sëmundje është duke u rritur por që ka pasur pacientë me sëmundje kronike të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve malinje të organeve tjera por që fokus më i madh ka qenë te rastet me kancer të gjirit që i kemi ndarë që është një ndihmë deri në 250 euro për qytetarë dhe ne do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm me një shumë të tillë rreth 350 mijë euro me i ndihmu qytetarët të cilat kanë këto sëmundje që sado pak me i zbut nevojat që i kanë”, ka thënë Sadiku.

Ndonëse nuk kanë statistika për numrin e të sëmurëve në Kryeqytet, Sadik ka thënë se për këtë do të formohet një Komision për t’i shqyrtuar këto aplikime. E shuma e njëjtë nuk do të jetë për të gjithë aplikantët dhe se nevojat do të vërtetohen me anë të një raporti mjekësor.

“Faktikisht ne statistika të sëmurëve të tilla nuk i mbajmë ne. Prej 1 janarit hapët konkursi ose oferta për të aplikuar qytetarët, ata aplikojnë dhe ne pastaj kemi një komision i cili bën shqyrtime të gjitha atyre që aplikojnë për të marrë këtë subvencion dhe pastaj ekipi profesional e bën një ndarje cilëve duhet t’u japim dhe sa sepse nuk i jepet secilit shuma maksimale 250 euro por shumica e tyre subvencionohen me një shumë sa e sheh komisioni profesional të arsyeshëm, varësisht edhe nga komplikimet që i ka sëmundja dhe nevojat që i ka pacienti për to. Që kjo vërtetohet me një raport mjekësor që ata e sjellin tek mjeku i tyre dhe në bazë të kësaj ne fillojmë që të ndajmë subvencionet prej fillimit të vitit”, u shpreh Sadiku, teksa tregoi se përfitues do të jenë vetëm banorët rezidentë të Prishtinës.

“Sigurisht që banorët e Prishtinës i përkrahim një prej kërkesave që duhet ta plotësojnë qytetarët duhet jenë të Prishtinës por arsye se komuna ndan subvencione për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy