Milan thyen Monza-n,fiton pastër 3-0, edhe Pioli shkëlqen nga pankina

by Nexhat

3 të dhëna përbëjnë një fakt, 3 fitore radhazi tregojnë se “djalli” ka lënë pas krizën. Milan thyen pastër 3-0 Monza-n duke marrë një tjetër tre pikësh me peshë, një sukses që mban kuqezinjtë në lojë, në garën e tyre për titull, pavarësisht se Inter po zhvillon një kampionat më vete.

Ekipi i Piolit ishte dominues në çdo aspekt, krijoi 9 raste për gol, goditën 5 herë kuadratin, ndërsa lëvizjet e trajnerit rezultuan të goditura, ky dy zëvendësues realizuan dy gola

banner
Stefano Pioli

Sfida nisi me gol në “San Siro”, ku pas vetëm 3 minutash lojë, Reijnders kaloi kuqezinjtë në avantazh. Dëmtimi i Pobega-s bëri që Pioli të hidhte në fushë si debutues si Simic. Në fundin e pjesës së parë, 18-vjeçari serb, brenda në zonë, ndoqi mirë aksionin duke dyfishuar shifrat.

Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, ku sërish lëvizja fituese i shkoi trajnerit Pioli që në minutën e 67-të hodhi në fushë Okafor në vend të Leao-s. Nëntë minuta më pas, sulmuesi zviceran u tregua i saktë duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-0.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy