27
Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë Kosovës, e cila nuk ka qenë në përdorim për disa vite, është kapluar nga zjarri në orët e mbrëmjes.
Ekipet e zjarrfikësve nga Fushë Kosova janë mobilizuar shpejt për të shuar flakët që kanë përfshirë ndërtesën nga brenda.
Pavarësisht dëmeve materiale që janë shkaktuar, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen.
Institucionet përkatëse pritet të japin më shumë detaje.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë Policinë, për incidentin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.