Trump me deklarata shokuese kundër emigrantëve: ata helmojnë gjakun e Amerikës

by Merita

Donald Trump trajtoi dhunshëm krizën e emigrantëve gjatë një mitingu sot në New Hampshire, duke akuzuar njerëzit që kalojnë kufirin për “helmim të gjakut të Shteteve të Bashkuara”.

Retorika anti-emigrante e ish-presidentit nuk është asgjë e re, por në Durham, disa javë përpara zgjedhjeve paraprake republikane në Iowa, ajo ka arritur majat e reja të agresionit.

banner

“Po helmojnë gjakun e vendit tonë. Ata po vijnë në vendin tonë, nga Afrika, nga Azia, nga e gjithë bota”, sulmoi manjati, duke përsëritur se nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë do të shtrëngojë ligjet e imigracionit të mandatit të tij të parë./Informim/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy