Abdullahu: Qeveria po ia jep Serbisë vizën për tu rikthyer në Kosovë përmes Asociacionit

by Nexhat

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha në një intervistë për Ekonomia Online, se Qeveria Kurti me pranim e Asociacionit po i jep Serbisë vizën për tu riktheyer në Kosovë. Madje sipas tij, vizë po u jepet edhe qytetarëve që të lëshojnë vendin për shkak të dëshpërimit nga pranimi i kësaj marrëveshje të dëmshme.

Ai ka pohuar se kjo parti e ka pranuar draftin e Asociacionit, duke shtuar se aty nuk përmendet askush njohja. Madje thotë se deklarimet e krerët të shtetit janë kontradiktore me qëllim që ta amartizojnë çfarëdo pakënaqësie që do të reflektonte që do të shpalosej në forma të ndryshme.

banner

“Ne e kemi pranuar draftin e Asociacionit edhe e kemi pranuar variantin jo siç është dashur është dashur më herët vetë na u jep na u sjell Qeveria ta diskutojmë edhe me Qeverinë po kjo është përzgjedhja e tyre në anën tjetër ajo çfarë mendojmë ne për draft-statutin e Asociacionit pasi e kemi parë edhe variantin përfundimtare nuk ndryshojnë qëndrimet tona vlerësimet tona shumë nga ato që i kemi thënë edhe me herët nga ato që i ka thënë edhe kryetari i PDK-së z.Memli Krasniqi thënë përmbledhtazi në kohën kur po i hapet dera qytetarëve të Kosovës me viza për t’i larguar nga vendi e shumë prej tyre po presin për tu larguar nga zhgënjimi sidomos rinia në këtë kohë po i hapet dera po i dhurohet viza Serbisë për tu rikthyer në Kosovë përmes Asociacionit”.

“..në këtë draft nuk është e paraparë nuk figuron askund nuk përmendët askund njohja është brenda më e madhe faktikisht është pranuar si e tillë nga kjo Qeveri pavarësisht se kjo Qeveri në forma të ndryshme bashkë me Presidenten bashkë me Kryekuvendarin mundohen që të përcjellin edhe mesazhe konfuze dhe ky fakt tregon se sa brengosëse është do të jenë efektet e këtij Asociacioni, por ata kanë vendosur që ta pranojnë prandaj japin edhe vlerësime konfuze me qëllim që ta amartizojnë çfarëdo pakënaqësie që do të reflektonte që do të shpalosej në forma të ndryshme”.

Ai shton se këtë formë të Asociacionit që do të jetë pushtet i tretë në vend do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë. Madje thotë se u sigurohet autonomi serbëve të Kosovës, raporton EO.

“Ndoshta kualifikimi shqetësuese është i butë për ta tipizuar për ta vlerësuar aq sa saktësisht se çfarë do të jetë ky Asociacion që është pranuar nga Qeveria Kurti është më shumë se pushtet i tret është diçka në të cilën Kosova si shtet në të ardhmen qeveritë e Kosovës do të kenë mundësi të zvogëluara tej mase për të ndikuar te Qsociacioni do të ketë shtrirje ndikimit përforcim të ndikimit të Serbisë në Komunat me shumicë serbe. Të gjitha këto janë brengosje të gjitha këto i kemi kundërshtuar të gjitha këto duhet të gjejmë forma për t’i kundërshtuar”.

“Asociacioni në të ardhmen do të krijoj pushtet ekzekutiv ekspertët e Partisë Demokratike të Kosovës pasi që e kanë shqyrtuar  kanë edhe në këtë përfundim se Asociacioni i tillë çfarë është pranuar nga kjo Qeveri do të jetë edhe pushtet ekzekutiv e do të këtë edhe element tjerë që na japin të drejt të konstatojmë se faktikisht do të jetë autonomi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy