93
Është arrestuar i dyshuari që e theri me thikë një këmbësor në Prizren.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se i dyshuari është ndaluar pëe 48 orë.
“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar I dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë.”
I dyshuari pas një fjalosje ka dalë nga vetura dhe ka therë me thikë një këmbësor që ishte duke e kaluar rrugën.
Viktima, A.M 27 vjeçar, është jashtë rrezikut për jetë.