Ka ndodhur një përplasje mes dy konkurrenteve të Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenajt dhe Alba Vukajt.
E gjithë kjo duket se ndodhi për shkak të banorit tjetër të këtij formati, Blerandos
Kjo u komentua nga të gjithë të tjerët e një mendim e dha edhe opinionisti, Bledi Mane.
“Ua kam thënë disa herë. Mbani rregullin tuaj të punës, ka njerëz që kujdesen për këtë spektakël”, u shpreh ai
“E dyta: Shkurt dhe saktë. Shqipe dhe Alba janë shumë xheloze, ato të dyja e kanë mendjen te Blerando, ndërkohë që Blerando do Bleron, ky është problemi”, vazhdoi Mane.
Kjo deklaratë e Bledit shkaktoi të qeshura te banorët e po ashtu edhe te publiku.
I njëjti shpesh hedh kunja dhe është i drejtpërdrejt me banorët.