Gërvalla: Kosova do të mbrojë integritetin territorial të saj

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz priti në takim ambasadoren jo rezidente të Letonisë në Kosovës, Elita Kuzma.

Sipas njoftimit për media thuhet se Gërvalla falënderoi ambasadoren Kuzma për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi

banner

“Në vazhdim, ministrja Gërvalla njoftoi ambasadoren Kuzma për arritjet dhe reformat e shumta në vendin tonë si në demokraci, sundim të ligjit, të drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe fusha të tjera, teksa e informoi për kërcënimet e vazhdueshme dhe agresionin e Serbisë kundër Kosovës që kulmoi me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Kosova do të mbrojë integritetin territorial të saj dhe njëkohësisht së bashku me vendet aleate, partnere dhe mike angazhohet për ruajtjen e stabilitetit të rajonit duke synuar edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, bëri të qartë Gërvalla, thuhet në njoftim

Gërvalla theksoi se Republikën e Kosovës dhe Republikën e Letonisë i bashkojnë vlerat e përbashkëta dhe se të dyja vendet kanë kaluar sfidat e ngjashme në rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi.

Gjatë takimit pati pajtueshmëri që marrëdhëniet dypalëshe në mes dy vendeve të thellohen edhe më tej, përderisa ambasadorja Kuzma ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Republikës së Letonisë për Republikën e Kosovës në rrugën e saj integruese euro-atlantike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy